Osmani sot konsultohet me partitë politike për datën e zgjedhjeve lokale

Osmani sot konsultohet me partitë politike për datën e zgjedhjeve lokale

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, sot do të fillojë diskutimet me partitë politike për të përcaktuar datën e zgjedhjeve lokale, raporton Gazeta Enigma.



Këshilltari për media i presidentes, Bekim Kupina, ka njoftuar se vetëm pas konsultimit me partitë, do të vendoset edhe data e zgjedhjeve.

Tashmë është konfirmuar se Osmani do të takohet me përfaqësues të AAK-së, sot në ora 17:00, ndërsa, oraret e takimeve me partitë tjera ende nuk janë bërë të ditura.

Ndryshe, zgjedhjet komunale do të mbahen në tetor të këtij viti.

Sipas Ligjit për zgjedhjet lokale, sipas kompetencave të Presidentit të Kosovës të përcaktuara me Kushtetutë, vendimi për të caktuar datën e zgjedhjeve bëhet jo më vonë se katër muaj dhe jo më herët se gjashtë muaj, para datës së zgjedhjeve.

Related Articles