Çka do të ndodh sot në Kosovë?

Çka do të ndodh sot në Kosovë?

Sot gjatë ditës Kuvendi i Kosovës do ta vazhdojë një seancë, për ta nisur më pas një të re në ora 10:00.



Përpos kësaj, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës do të mbajë konferencë për media.

Në Kuvend do të zhvillojnë mbledhje edhe një numër i madh i komisioneve parlamentare.

Ndërkaq, Organizata për Rritjen e Cilësisë në Arsim (ORCA) mban konferencë për media pas dorëzimit të ankesave të ORCA-s për pesë plagjiatura të reja.

Të gjitha ngjarjet e ditës për sot

09:00 Komisioni për Arsim, Shkencë, Teknologji, Inovacion, Kulturё, Rini dhe Sport, shqyrton në parim Projektligjin për Anti Dopingun dhe Projektligjin për Edukimin në Fëmijërinë e Hershme. (Kuvendi i Kosovës, salla N10)

09:30 Kuvendi i Republikës së Kosovës mban vazhdimin e seancës me pikat e mbetura. (Kuvendi i Kosovës)

09:30 Komisioni për Çështje të Sigurisë dhe Mbrojtjes, diskuton rreth diplomacisë parlamentare në fushën e sigurisë. (Kuvendi i Kosovës, salla N204)

09:30 Komisioni për të Drejtat dhe Interesat e Komuniteteve dhe Kthim shqyrton Projektligjin për kompensimin e viktimave të krimit, etj. (Kuvendi i Kosovës, salla N303)

09:45 Komisioni për Mjedis, Ushqim, Bujqësi, Planifikim dhe Zhvillim shqyrton Projektligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Verërat, Projektligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Mbeturinat, etj. (Kuvendi i Kosovës, salla N302)

10:00 Kuvendi i Republikës së Kosovës mban seancë të rregulltë, në rend dite interpelanca me ministrin e Ministrisë së Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, për çështjen: “Ligji i zyrtarëve publikë”, Shqyrtimi i dytë i Projektligjit për Qeverinë etj (Kuvendi i Kosovës)

10 00 Organizata Syri i Vizionit në partneritet me Save the Children dhe në bashkëpunim me Zyren për Qeverisje të Mirë dhe Komisioni për të Drejtat e Njeriut, Barazi Gjinore, për Persona të Pagjetur, Viktimat e Dhunës Seksuale të Luftës dhe Peticione nisin fushatën sensibilizuese “Unë kam një Ligj që më mbron”.

11:00 Organizata për Rritjen e Cilësisë në Arsim (ORCA) mban konferencë për media pas dorëzimit të ankesave të ORCA-s për pesë plagjiatura të reja, të verifikuara dhe konfirmuara nga Këshilli i Etikës. (Para ndërtesës së Rektoratit të UP-së)

13:00 Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës mban konferencë për medie. (Oborri i Kuvendit të Republikës së Kosovës)

14:00 Komisioni për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale, shqyrton në parim Projektligjin për ndryshimin dhe plotësimin e ligjit për skemat pensionale të financuara nga shteti. (Kuvendi i Kosovës, salla N303)

19:00 Skulptori prizrenas Arian Galani organizon ekspozitën “Nyjë” në kuadër të projektit “Përjetësimi” që është një ekspozitë skulpture me filigran me qëllim paraqitjen e figurave eminente të historisë dhe kulturës sonë. (Shtëpia e Shani Efendisë, Prizren).

Related Articles