Dy persona kanë humbur jetën mbrëmë në një aksident trafiku zinxhiror që ka ndodhur në rrugën Prishtinë–Pejë, në fshatin Llapushnik, raporton Gazeta Enigma.
Këtë e ka konfirmuar Drejtori i Emergjencës në QKUK, Naser Syla.
“Dy persona janë sjellë pa shenja jete në QKUK. Gjithashtu, një 19-vjeçar ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore dhe po trajtohet nga mjekët tanë”, tha Syla.
Policia dhe ekipet emergjente kanë dalë në vendin e ngjarjes, ndërsa hetimet për rrethanat e aksidentit janë duke vazhduar. / Gazeta Enigma.