Çka po ndodh me mjekët dhe infermierët që kontribuan në kohën e pandemisë në Kosovë?

Çka po ndodh me mjekët dhe infermierët që kontribuan në kohën e pandemisë në Kosovë?

Rastet e shumta me COVID-19 dhe përhapja e shpejtë e këtij virusi në Kosovë ka bërë që të shtohet edhe numri i mjekëve dhe infermierëve nga të gjitha fushat e sistemit shëndetësor për të ofruar ndihmë për të prekurit nga ky virus dhe tu dalin në ndihmë edhe kolegëve të tyre.

Ende nuk dihen shifrat e sakta të atyre që u angazhuan në këtë periudhë kohore, edhe pse nga Oda e Mjekëve të Kosovës vazhdimisht është përmendur një shifër ku sipas tyre ishin rreth 500 persona që u angazhuan gjatë kësaj kohe.

Kryetari i Odës së Mjekëve në Kosovë, Pleurat Sejdiu, në një përgjigje për Gazetën Enigma ka theksuar edhe një herë se nuk kanë të dhëna të sakta për punësimin e punëtorëve shëndetësorë, por që sipas tij ky numër mund të jetë rreth 500 mjekë dhe infermier.

“Ne nuk kemi të dhëna të sakta sepse nuk menaxhojmë me to. Është Ministria e Shëndetësisë gjegjësisht institucionet shëndetësore po edhe ata shumë pak kanë informata sepse kjo ndërmarrje është bërë prej ministrave të shëndetësisë në të kaluarën. Numri sillet rreth 400-500, dhe të them të drejtën kjo nuk është metodë të cilët duhet të punohet”, potencoi ai.

Tutje Sejdiu ka thënë se duhet krijuar kushte të punës për personelin mjekësor që mos të rrezikojmë ikjen e tyre nga Kosova, pra duhet që ti sigurojmë vende të punës të përhershme.

“Po normal se rrezikojnë se nuk shohin se ku do të jetë drita në fund të tunelit, çka pason pas asaj. Nëse nuk shohin një dritë në fund të tunelit normal që shohin alternativa të tjera për kundër që mund të sigurohen të gjitha një numër prej tyre do të vazhdojë të largohet, por ta bëjmë të pamundurën që të ndalim sa më shumë këtu brenda”, ka thënë Sejdiu për Enigmën.

Ai ka theksuar se ligjet janë të mira vetëm se duhet të punojmë në implementimin e tyre.

“Unë më shumë jam i prirë dhe pas analizave që i kemi bërë që shumica e ligjeve janë të mira, nuk ka nevojë me i ndryshuar, ka nevojë me implementuar. Të bëhet një skenim çka janë ato pjesë të cilat nuk po munden me u implementu se ka plotë ligje të cilat bien ndesh njëra me tjetrën dhe aty bëhet një fërkim dhe bëhet një vakum për implementimin e tyre. Prandaj ligjet në përgjithësi kanë nevojë për harmonizim mes vete”, ka deklaruar ai.

Sejdiu tutje ka shtuar se Ministria e Shëndetësisë dhe menaxherët e institucioneve shëndetësore duhet të japin llogari për moszbatimin e tyre, dhe pse nuk është bërë një gjë e till.

“Menaxherët tonë në institucione, por edhe në ministri, çdo herë gjejnë atë se nuk e kemi zbatuar, do ta zbatojmë, pse nuk është zbatuar. Ta zëmë, është shumë e çartë cilat janë konditat të cilat duhet të përfitojnë për specializime, dihet fare mirë cilat kushte janë të cilat duhet t’i ofrohen një specializanti që mos me ik ai. Po i vjen një herë në 3 muaj ditë, me pas rastin në sallë operative, të mësojnë diçka”, ka përfunduar Sejdiu për Enigmën.

Ndërsa kryetari i Federatës së Sindikatave të Shëndetësisë së Kosovës, Blerim Syla, në një përgjigje për Gazetën Enigma ka thënë se nuk dihet numri i mjekëve dhe infermierëve të punësuar në kohë të pandemisë, pasi që Ministria e Shëndetësisë është treguar jo transparente në këtë pikë.

“Për fat të keq ne nuk e dimë numrin as të mjekëve e as të infermierëve sa kanë qenë të angazhuar në kohë të pandemisë me kontrata. Kjo është tash plus një jo transparencë nga ana e Ministrisë së Shëndetësisë edhe pse ne në vazhdimësi kemi kërkuar që këta që kanë punuar të iu vazhdohet sepse kanë dhënë një kontribut mirëpo me të vërtetë nuk e dimë se cili është numri i saktë”, ka thënë Syla.

Kryetari i Federatës së Sindikatave të Shëndetësisë së Kosovës, Blerim Syla

Tutje Syla ka treguar se për shkak të mos vazhdimit të kontratave shumë punëtorë shëndetësorë kanë mbetur pa punë.

“Ne kemi indikacione që disa prej tyre veç janë larguar nga vendet e punës edhe është me të ardhur keq sepse disave u kanë hap edhe konkurset dhe nuk janë përparësi, ata tash në fund të pandemisë munden me mbet pa paga”, ka deklaruar Syla për Enigmën.

Duhet të amandamentohen dhe të ndryshohen ligjet, pasi sipas Sylës në vend është krijuar një gjendje pasigurie për punëtorët shëndetësorë.

“Urgjentisht, të gjitha ligjet që kanë të bëjnë me shëndetësi duhet të amandamentohen dhe të ndryshohen. Duke filluar nga Ligji i Pagave, i cili është jetik edhe pse është premtim edhe para Vitit të Ri ku kishte me i klasifiku edhe vendin punëtorëve shëndetësorë dhe tu jep vendin e merituar, te Ligji mbi shëndetësinë dhe te Ligji mbi sigurimet shëndetësore. Është krijuar një gjendje pasigurie në Kosovë për punëtorë”, ka përfunduar Syla./Gazeta Enigma/

Related Articles