Çka po ndodhë me bisedimet e paqes ShBA-Iran?

Çka po ndodhë me bisedimet e paqes ShBA-Iran?

Presidenti amerikan, Donald Trump, ka bërë të ditur se po zhvillohen “diskutime shumë pozitive” me Iranin, të cilat “mund të çojnë në diçka shumë pozitive për të gjithë”.

Komentet e Trump vijnë pas debateve të vazhdueshme rreth një plani prej 14 pikash për paqen, të hartuar nga Irani dhe të dërguar në ShBA.

Mediat shtetërore iraniane raportuan të dielën se Teherani po shqyrtonte një përgjigje që kishte marrë ndaj planit nga Uashingtoni.

Kjo thuhet se u kalua nëpërmjet Pakistanit, i cili ka vepruar si ndërmjetës, raporton BBC, transmeton Klankosova.tv

Aty, siç raportohet, Irani i ka kërkuar SHBA-së të tërheqë forcat e saj nga afërsia e kufijve të Iranit dhe t’i japë fund bllokadës detare të porteve të vendit, si dhe që të ndalen të gjitha armiqësitë – përfshirë ofensivën e Izraelit në Liban.

Gjithashtu thuhet se ka kërkuar që një marrëveshje midis dy vendeve të arrihet brenda 30 ditëve.

SHBA-ja ndërkohë ende nuk e ka konfirmuar zyrtarisht se i kanë dhënë një përgjigje Iranit.

Megjithatë, Kan Neës i Izraelit thotë se Trump e quajti propozimin të papranueshëm gjatë një interviste telefonike. /

Related Articles