Përmirësohet gjendja e 8-vjeçarit të plagosur nga aksidenti në Durrës

Përmirësohet gjendja e 8-vjeçarit të plagosur nga aksidenti në Durrës

8-vjeçari i plagosur në aksidentin e ndodhur në zonën e ish-Kënetës në Durrës, ka kaluar momentalisht gjendjen e rëndë dhe është jashtë rrezikut për jetën.

Siç shkruan Tch, ai pritet të kalojë në pavion por do të vijojë të ndiqet nga mjekët e Spitalit të Traumës për trajtimin e dëmtimeve të marra nga aksidenti.

Kujtojmë se pasditen e së dielës, një aksident tragjik i mori jetën dy fëmijëve, Kles Nikolli, 9 vjeç dhe Enea Muçaj, 12 vjeç, ndërsa i plagosur mbeti shoku i tyre 8-vjeçar.

Ata u përplasën nga automjeti i drejtuar nga 57-vjeçari Nikoll Radaçi, i cili dyshohet se ishte në gjendje të dehur në momentin e ngjarjes.

Related Articles