Clark: Millosheviqi kishte synime për të sabotuar misionin e NATO-s dhe ta rifitonte kontrollin në Kosovë

Clark: Millosheviqi kishte synime për të sabotuar misionin e NATO-s dhe ta rifitonte kontrollin në Kosovë

Gjenerali amerikan, Wesley Clark, tha se nëse do të detyrohej, Millosheviqi do t’i respektonte premtimet për marrëveshjen teknike ushtarake pas demilitarizimit të UÇK-së, por shtoi se aty ndërhyn rusët.

Ai tha se kishte synime për të sabotuar misionin e NATO-s dhe ta rifitonte kontrollin në pjesën më të madhe të Kosovës. Pyetje: Periudhën pas marrëveshjes teknike ushtarake, dhe marrëveshjen për demilitarizimit e UÇK-së që u nënshkrua në vitin 1999, a mund të themi që Millosheviqi nuk ishte person i besuar dhe nuk do ta mbante fjalën.

Përgjigje: “Millosheviqi nëse do të detyrohej në mënyrë sipërfaqësore do t’i respektonte premtimet por unë nuk isha i kënaqur sepse kishte synime për të sabotuar misionin e NATO-s, dhe mundësisht të rifitonte kontrollin në pjesën më të madhe të Kosovës. Nuk e nënshkroi. Ky është çelësi. Nëse nuk e nënshkruan, ai më tha “s’kam pse ta nënshkruaj”, unë i thashë “duhet ta nënshkruash”. Pasi e nënshkroi ai e respektoi vetëm përkohësisht marrëveshjen”.

“Ka qenë një delegacion rus në Beograd, nuk kam informacion specifik, supozoj se fushata e NATO-n është diskutuar me rusët, dhe ata i kanë thënë “shko spastroj këta njerëz si të dëshirosh”. Clark pritet ta vazhdojë dëshminë të martën nga ora 9-të.

Related Articles