Gjenerali amerikan Wesley Clark u pyet në Hagë lidhur me Shtabin e Përgjithshëm të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.
Ai tha se nuk i njeh të gjithë komandantët ose zv.k komandantët, por shtoi se ndoshta aty ka qenë Ramush Haradinaj.
Tutje, Clark tha se vetëm nga rusët kishte dëgjuar se në UÇK ka çeçen, dhe theksoi se edhe rusët e dinin që ky informacion ishte dezinformatë nga shërbimet e inteligjencës. “Në atë kohë kjo ishte një vazhdim, herën e parë në takim kur u takova me UÇK-në, unë kisha zëvendësin rus si komandant të NATO-së, ndërkohë që veprimet ne terren po shtoheshin, ne ishim të shqetësuar për nxjerrjen e urdhrit të aktivizimit”.
“Ai më prezantoi pikëpamjen e rusëve dhe tha “UÇK-ja nuk ekziston, këta njerëz janë të gjithë terrorist çeçen, dhe ai më dha mund të më japësh ndonjë dëshmi apo provë për këtë. Dhe pas dy javësh solli një libër që pretendonte të tregonte se UÇK-ja ishte e mbushur me çeçen, unë e pashë atë dhe thashë se nuk përputhet me atë që kam lexuar”.
“Ai buzëqeshi si me ironi dhe më tha se e dinte që ishte dezinformacion i plotë nga shërbimet e inteligjencës, nuk kam dëgjuar nga asnjë burim tjetër përveç nga rusët. Ka pasur përpjekje aktive nga shumë anë e palë, për të parë kush ishin këta njerëz dhe çfarë bënin”, tha Clark.
