Çmimi i naftës mbetet i njejtë, ndërsa ai i benzinës bie për 2 centë

Çmimi i naftës mbetet i njejtë, ndërsa ai i benzinës bie për 2 centë

Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë ka publikuar çmimet tavan për shitjen e derivateve për këtë të mërkurë.

Çmimi i benzinës është liruar për 2 centë ndërsa çmimi i naftës ka mbetur i njëjtë, sipas njoftimit, raporton Gazeta Enigma.

“Çmimi maksimal i lejuar i produktit Dizel është: 1.74 € për litër; Çmimi maksimal i lejuar i produktit Benzinë është: 1.61 € për litër; Çmimi maksimal i lejuar i produktit Gas është: 0.78 € për litër”.

Çmimet e lartcekura vlejnë për ditën e sotme prej orës 10:00 dhe janë valide 24 orë nga data dhe ora e publikimit.

Related Articles