7 shtatzëna të infektuara me COVID-19 po trajtohen në Gjinekologji, kjo është gjendja e tyre

7 shtatzëna të infektuara me COVID-19 po trajtohen në Gjinekologji, kjo është gjendja e tyre

Vendi ynë ditëve të fundit ka pasur një rritje enorme të rasteve pozitive me COVID-19, shkruan Gazeta Enigma.

Pa dyshim që rritja e rasteve i ka prekur të gjitha grupmoshat, duke vequar edhe shtatzënat një kategori pak më e ndieshme kjo.

Drejtori i Gjinekologisë në QKUK, Jakup Ismajli

Në lidhje me këtë çështje Gazeta Enigma ka kontaktur drejtorin e Gjinekologisë në QKUK, Jakup Ismajli, i cili ka njoftuar se shtatë gra janë duke u trajtuar në këtë klinik.

Tutje ai ka shtuar se gjendja e tyre është stabile.

‘’Në repartin tonë kemi 7 gra shtatzëna me koronavirus, theksojmë se gjendja e tyre është stabile dhe se tri pre tyre tanimë kanë lindur dhe katër tjerat presin që të lindin’’, ka deklaruar Ismajli për Enigmën.

Ismajli ka njoftuar se mosha e tyre është prej 23 deri në 30 vjeç.

‘’Mosha e këtyre 7 shtatzënave të cilat kanë rezultuar pozitiv me COVID-19 është 23 deri 30 vjeç’’, tha Ismajli.

Sipas tij në klinikën e Gjinekologjisë në QKUK gjithsej deri në këto momente janë duke u trajtuar 215 gra.

‘’Deri më tani kemi 215 gra që janë duke u trajtuar në klinikën tonë, por kujtojmë se ky numër ndryshon vazhdimisht’’, ka përfuduar ismajli.

Ministria e Shëndetësisë të martën e 19 korrikut përmes raportit ditor ka bërë të ditur se në total numri i rasteve aktive me koronavirus në vendin tonë është 6,418.

Ndërsa gjatë 24 orëve të fundit janë shëruar 110 persona, ndërkaq nga fillimi i pandemisë nga coronavirusi kanë vdekur 3,151 persona.

Brenda 24 orëve janë dhënë 410 doza të vaksinës, ndërkaq në total janë administruar 1,832,939. /Gazeta Enigma/

Related Articles