1.62 cent është caktuar çmimi i naftës për litër në vend për dy ditë, ndërsa 1.35 për benzinën.
Nafta në krahasim me dje është për dy cent më lirë, ndërsa benzina është me çmimin e njëjtë, e gazi është për një cent më lirë.
Çmimet tavan vendosen nga Ministria e Tregtisë për çdo ditë me radhë dhe janë të vlefshme deri në njoftimin tjetër.