Cole Palmer me dy gola të shpejtë e gjunjëzon PSG-në

Cole Palmer me dy gola të shpejtë e gjunjëzon PSG-në

Chelsea po avancon me rezultat 2-0 ndaj Paris Saint-Germainit në finale të Kupës së Botës për Klube. 

‘Blutë e Londrës’ e nisën në mënyrë fantastike këtë takim, duke mos treguar aspak frikë ndaj kampionit të Evropës. 

Ylli anglez Cole Palmer po del të jetë ‘heroi’ i anglezëve në këtë ndeshje, pasi deri më tani po tregon një lojë të shkëlqyer. 

Fillimisht ai realizoi për rezultatin 1-0 në minutën e 22-të para se të dyfishonte epërsinë e ekipit të tij në minutën e 30-të. 

PSG-ja në anën tjetër deri më tani nuk ka arritur ta aplikojë lojën që ka dëshmuar se di të bëjë dhe kjo është ekskluzivisht meritë e Enzo Marescas./

Related Articles