Eksperti i sigurisë Fatmir Çollakaj, tha se Serbia në mënyrë ilegale ka zhvilluar aktivitete të përgjimit në komunën e Shtërpcës.
Çollakaj në Klan Kosova tha se aktivitete të tilla e cënohet siguria e Kosovës.
“Çdo aktivitet përgjues apo vrojtues ilegal përmes kamerave apo pajisjeve të tjera të përgjimit, të cilat instalohen me qëllim të inçizimit të gjendjes, fotografimit e kjo bëhet krejt në mënyrë ilegale meqë bëhet fjalë për një vend krejt tjetër, padyshim që cenohet siguria dhe rendi kushtetues i Kosovës”- tha Çollakaj.
Gjatë këtij aksioni të zhvilluar nga Prokuroria Themelore e Ferizajt në bashkëpunim me policinë i kanë konfiskuar 15 kamera që ishin vendosur nga strukturat paralele serbe në vendet publike.
Prokurori i rastit Rasim Maloku, tha për se ka informacione se pamjet përcilleshin tek organet e sigurisë në Serbi.