Conte tregon për gjendjen e tij pas operacionit

Conte tregon për gjendjen e tij pas operacionit

Antonio Conte ka konfirmuar se ndërhyrja kirurgjike për ta hequr fshikëzën e tëmthit ka shkuar mirë dhe ka thënë se mezi pret të kthehet në punë, teksa do të kalojë një periudhë rikuperimi.

Trajneri i Tottenham Hotspur është operuar sot (e mërkurë) në Itali, pasi ishte diagnostikuar me kolecistit (një inflamacion i fshikëzës së tëmthit zakonisht i shkaktuar nga gurët e tëmthit).

53-vjeçari ishte diagnostikuar me këtë gjendje, pasi kishte vuajtur nga dhimbje të mëdha abdominale kur po qëndronte me familjen e tij në Torino, pas fitores në Kupën FA ndaj Prestonit.

(Foto: Instagram/antonioconte)

Strategu italian e ka publikuar një mesazh në Instagram për të konfirmuar se operacioni ka shkuar mirë dhe i ka falënderuar tifozët për mbështetjen e tyre.

“Faleminderit për mesazhet e bukura, operacioni im ka shkuar mirë dhe tashmë po ndihem më mirë. Tash është koha për t’u shëruar, mezi pres të kthehem në fushë me skuadrën”, ka shkruar Conte. /Telegrafi/

Related Articles