COVID-19, në Spitalin e Gjakovës 55 pacientë me oksigjeno terapi

COVID-19, në Spitalin e Gjakovës 55 pacientë me oksigjeno terapi

Spitali i Përgjithshëm Gjakovë në raportin 24 orësh ka njoftuar se janë 73 pacientë të hospitalizuar janë trajtuar për COVID.

Sipas njoftimit, 53 pacientë janë të konfirmuar COVID-19 Pozitiv.

“13 pacientë të konfirmuar Negativ, 7 pacientë të pakonfirmuar, 55 pacientë me oksigjeno terapi, 2 pacient në CPAP maskë, 2 pacientë në respirator”, thuhet në njoftim.

Sipas raportimeve të Ministrisë së Shëndetësisë gjatë 24 orëve të fundit në Kosovë, 14 persona kanë humbur jetën si pasojë e infektimit me koronavirus.

Related Articles