Cristiano Ronaldo do të largohet nga Manchester United me efekt të menjëhershëm.
Lajmin e ka bërë të ditur klubi anglez nëpërmjet një komunikate të lëshuar në uebfaqen zyrtare.
“Cristiano Ronaldo do të largohet nga Manchester United me marrëveshje të përbashkët, me efekt të menjëhershëm. Klubi e falënderon atë për kontributin e tij të jashtëzakonshëm në dy periudha në Old Trafford, duke shënuar 145 gola në 346 paraqitje dhe i uron atij dhe familjes së tij mirë në të ardhmen”, thuhet në njoftimin e klubit anglez.
Deri te ky vendim erdhi për shkak të deklaratave të Cristiano Ronaldos duke akuzuar klubin për “tradhti”.
Gjatë intervistës në fjalë, ylli portugez madje kishte deklaruar se nuk e respekton fare trajnerin Erik ten Hag.
37-vjeçari u rikthye te “Djajtë e Kuq” në vitin 2021 nga Juventusi.