Cristiano Ronaldo është duke thyer rekord pas rekordi, teksa në moshën 37-vjeçare ai po aktivizohet ende në nivele të larta, duke luajtur me fanellën e Manchester United.
Gjatë një postimi në profilet e tij të rrjeteve sociale, ylli portugez shihet duke u stërvitur me djalin e tij Kristianio JR, ku shkruan: “E tashmja dhe e ardhmja”.
Megjithatë dëshira e Cristiano JR është që babai i tij Ronaldo të vazhdojë të luajë dhe të mos tërhiqet nga futbolli pasi dëshiron që të luajnë së bashku me fanellën e Unitedit në të ardhmen:
“Djali im më thotë që të duroj edhe pak që një ditë të luajmë së bashku te Mançester Junajtid. Ajo që dua më shumë për Kristiano JR dhe të gjithë të tjerët është që ata të jenë të lumtur dhe të zgjedhin atë që duan. Gjithmonë do ta mbështes”, tha Ronaldo.