Debatik Curri thotë se Prishtinës i mungoi fati në ndeshjen kundër Gjilanit. Ai ka vlerësuar pritjet që Enea Koloqi i ka bërë gjatë ndeshjes.
Curri udhëhoqi Prishtinën në ndeshjen kundër Gjilanit. Ai është ndihmës i Ismet Munishit, që është në procedurë disiplinore.
“Ndeshje pas ndeshje kemi ardhur në ritmin tonë. Mendoj se është ngarkesë të kemi çdo të tretën ditë lojë. Por, pas kësaj ndeshje do të kemi ndeshje më të lehta në letër dhe më shumë mundësi për të shënuar fitore. Portieri i Gjilanit, Enea Koloqi pati dy pritje të mira, që mendoj se ndonjë portier tjetër i Superligës nuk do të kishte mundur t’i priste. Thjesht fati nuk ishte me neve”, ka thënë Curri.
Me këtë barazim, Gjilani mbetet i treti në tabelë me 39 pikë, shtatë me shumë se Prishtina që renditet e katërta.