Dabiqaj flet për atmosferën në klub, gjithashtu ka një premtim për “Skifterat”

Dabiqaj flet për atmosferën në klub, gjithashtu ka një premtim për “Skifterat”

Futbolli në Kosovë rikthehet këtë fundjavë më ndeshjet e Kupës së Kosovës në futboll.

Ekipet tashmë veçse i kanë mbushur “bateritë” për stinorin pranveror, shkruan Gazeta Enigma.

Sport Club “Gjilani” është njëra ndër skuadrat e cila ka qëndruar në Antalia të Turqisë ku ka kryen fazën përgatitore. Gjithashtu, “kuqebardhët” para se të udhëtonin drejt Turqisë, kanë qenë për dhjetë ditë edhe në qytetin bregdetar të Durrësit.

Redaksia e Gazetës “Enigma” e ka kontaktuar njërin ndër mesfushorët më të mirë në Kosovë, Albert Dabiqajn, i cili ka folur për atmosferën në klub dhe fazën përgatitore.

“Atmosfera është shumë e mirë dhe e presim më shumë pozitivitet fillimin e stinorit pranveror”, ka thënë Dabiqaj.

Sipas numrit 14 të Gjilani faza përgatitore ka qenë shumë e suksesshme pasi që edhe nuk ka pasur lëndime të futbollistëve.

“Kemi bërë një fazë përgatitore shumë të mirë në të dy vendet, Durrës të Shqipërisë dhe Antalia të Turqisë. Në Antalia kem pasur disa ndeshje kontrolluese me ekipe shumë cilësore dhe jemi paraqitur shumë mirë. Rëndësi të madhe ka qe nuk kemi pësuar lëndime”, shtoi më tej mesfushori i Gjilanit.

Futbollisti 25-vjecar ka pasur një gjysmësezon të mrekullueshëm më gjilanasit, ku në 16 ndeshje ka arritur t’i realizojë 4 gola dhe duke dhuruar një asistim.

“Në përgjithësi kam kaluar një gjysmësezon shumë të mirë, por ajo mbetet në të kaluarën dhe se tani fillon stinori pranveror dhe fokusi i gjithë grupit është këtu”, vazhdoi “Dabi”.

Për fund Dabiqaj ka edhe një mesazh për tifozët e flaktë, “Skifterat”, të cilët po e përkrahin klubin vazhdimisht.

Tifozëve tanë i premtojë angazhim maksimal si gjithmonë drejt objektivave të klubit”, përfundoi Dabiqaj.

SC Gjilani është shpallur kampion vjeshtor dhe tashmë do luftoj deri në fund të sezonit për t’u shpallur kampion për herë të parë në histori të klubit.

/GAZETA ENIGMA/

Related Articles