Daci shkon për t’u vaksinuar: Axhamillëk, ndoshta mësohen kadal-kadal

Daci shkon për t’u vaksinuar: Axhamillëk, ndoshta mësohen kadal-kadal

Ish-kryetari i Kuvendit të Kosovës, Nexhat Daci, qëlloi në tollovinë e krijuar sot te salla “1 Tetori” në Prishtinë. I pyetur lidhur me menaxhimin e pandemisë nga Qeveria Kurti, ai tha se ‘fillimi i qeverisjes nuk është premtues’.



Daci thotë se ‘ndoshta Qeveria e re do të fitojë përvojë’ dhe do të ‘veprojë në realitetin që po ndodhë në Kosovë.

“Nuk është premtuese, fillimi nuk është premtues, atë që e kemi pritë të gjithë qytetarët, megjithatë do të fitojnë pak përvojë, do të veprojnë më shumë në realitetin që duhet të ndodhë në Kosovë. Është një axhamillëk edhe duhet të mësohemi kadal-kadal”, tha Daci për Periskopin.

Ndryshe, pamjet nga qendra e vaksinimit në Prishtinë, kanë alarmuar akterë të ndryshëm në Kosovë.

Related Articles