Daçiq: Papua Guinea e Re ka më shumë mirëkuptim për Serbinë në çështjen e Kosovës sesa Mali i Zi

Daçiq: Papua Guinea e Re ka më shumë mirëkuptim për Serbinë në çështjen e Kosovës sesa Mali i Zi

Kryetari i Kuvendit të Serbisë, Ivica Daçiq, deklaroi se askush në Serbi nuk e vë në dyshim pavarësinë e Malit të Zi dhe se ai nuk mund ta kuptojë “se Papua Guinea e Re ka më shumë mirëkuptim për Serbinë për çështjen e Kosovës sesa për Malin e Zi”.

Sipas tij, Beogradi është i interesuar për pozitën e serbëve dhe kishës ortodokse serbe në atë vend.

Daçiq theksoi se tensionet në Malin e Zi me rastin e shpalljes së kurorëzimit të Mitropolitit të ri të Malit të Zi Joanikije, në Cetinje më 5 shtator, janë një “shembull drastik” i përdorimit të siç tha ai ngjarjes së kishës për qëllime politike, tha ai për Pink TV.

Related Articles