Skuadra e Ballkanit ka barazuar në udhëtim ndaj Dukagjinit.
Dukagjini dhe Ballkani luajtën baras 1-1 në ndeshjen e sotme të zhvilluar në Klinë.
Pas ndeshjes, Daja ishte i kënaqur me paraqitjen, teksa u ankua për orarin e ndeshjes, pasi sipas tij mund të luanin dje, ose pardje.
“Nuk kemi luajtur keq, kemi marrë një gol që mund të evitohej. Nuk po justifikohem fare, do ishte spektakël nëse fusha do ishte në nivel më të mirë. Rastet para portës duhej t’i finalizonim. Një pikë në Klinë nuk është keq”, tha fillimisht Ilir Daja për Art Sport.
“Lojtarët janë të përgjegjshëm dhe dinë të luajnë kur janë në disavantazh, me një rotacion që bëjmë ne bie pak cilësia, sepse edhe disa lojtarët duan kohë për t’u përshtatur”, vazhdoi ai.
“Në Viktoria Plzen do shkojmë të përfaqësojmë Kosovën. Shyqyr që nuk na bën ndeshjen të martën, sepse të mërkurën do udhëtojmë. Nuk është thirrje, por këtë javë që ishte pushim, kishte arsye të luhej ndeshje të shtunën, apo të premtën. Nesër lojtarët që kanë luajtur sot nuk stërvisin, pasnesër kemi veç një ditë ta përgatitim lojën e Viktoria Plzenit”, përfundoi ai.