Daja: Barazimi më shumë se një pikë

Daja: Barazimi më shumë se një pikë

Trajneri i Ballkanit, Ilir Daja ka thënë se ekipi tij ka fituar më shumë se një pikë në përballjen kundër kampionit të Rumanisë, Cluj. Ai ka thënë se Ballkani pati në shumë raste kontrolloi e lojës. Ndeshja e luajtur të enjten mbrëma në “Fadil Vokrri” në mes të Ballkanit dhe Clujit përfundoi me rezultat të barabartë,

1:1. Për kampionin e Kosovës ishte debutim në fazën grupore të Ligës së Konferencës.

“Kemi pasur përballë një ekip që merr pjesë gati dhjetë vjet si në eliminatore ashtu edhe fazë të grupeve. E kishim kontrollin e lojës në fushë dhe bëmë që ekipi kundërshtar të mos ketë ritmin e lojës. Kishim rastet tona dhe më pëlqeu gjithçka. Jam i kënaqur me ndërtimin e aksioneve nga poshtë, pra nga portieri deri lart. Na mungoi prezenca e kapitenit, pasi ai rrëshqet në zonat që ne dëshironim t’i merrnim. Më vjen keq vetëm për një gjë, që pësuam në momentet e fundit. Ndotsha këtë barazim nuk do ta marrim si humbje të dy pikëve, por si prezantim dinjitoz. Meritat për këtë i kanë lojtarët”, ka thënë Daja.

Ai insiston se Ballkani luajti mirë në debutim. “Gjithmonë rezultati shkon paralel me lojën, pasi kemi qenë të kënaqur me lojën .Është ëmë shumë se një barazim dhe duhet të vazhdojmë me këtë ecuri të lojërave të mira, pavarësisht se cilin kundërshtar e kemi.

Nuk janë kundërshtar të lehtë, por futbollistët e Ballkanit me ndihmën e publikut bënë që këto ekipe të mos duken në niveli ne tyre”, ka theksuar Daja.

Related Articles