Trajneri i Ballkanit, Ilir Daja, ka thënë se barazimi me Feronikelin 74 të premten në Suharekë, ka qenë rezultat i drejtë.
“Ishte ndeshje e vështirë edhe për meritë të Feronikelit 74, pasi u mbrojt mirë dhe tentoi të na kapte me kundërsulme. Ishte ndeshje e luftuar nga të dyja skuadrat. Neve na mungoi qetësia dhe veprimet në krah. Kundërshtari u mbrojt mirë. Nuk kemi element për t’u justifikuar sepse kemi gati gjysmën e ekipit jashtë lojës. Kemi ditur të reagojmë kur ishim në disavantazh. Rezultati real ishte barazimi sepse Feronikeli 74 pati edhe disa momente tjera të mira për të shënuar”, ka thënë trajneri Daja pas ndeshjes.