Daja i Ballkanit: Ndeshja ndaj Sivassporit si vendas do të jetë edhe më e vështirë sesa në Turqi

Daja i Ballkanit: Ndeshja ndaj Sivassporit si vendas do të jetë edhe më e vështirë sesa në Turqi

Ndeshja mes Ballkanit dhe Sivassporit po afron, që është e vlefshme për xhiron e katërt të fazës së grupeve të Ligës së Konferencës, shkruan Gazeta Enigma.

Të dy skuadrat kanë nga katër pikë deri më tani, ndërsa Ballkani arriti ta mposht skuadrën turke në Turqi para një jave me rezultat 4-3.

Kryetrajneri i Ballkanit, Ilir Daja dhe futbollisti Qendrim Zyba në një konferencë për media në prag të ndeshjes kundër Sivassporit.

Daja tha se pret ndeshje më të vështirë sesa ajo në Turqi.

“Presim të jetë një ndeshje akoma më e vështirë sesa në Turqi. Ata vijnë nga një fitore si vendas në kampionat. Ata kërkojnë revanshin ndaj nesh. Neve na bën më të fortë për shkak të se Sivasspori dhe ekipet tjera në grup kanë më shumë eksperiencë”, tha Daja në konferencë për media.

/Gazeta Enigma/

Related Articles