Trajneri i Ballkanit, Ilir Daja, është shprehur i matur pas fitores 2:1 ndaj Shkupit në udhëtim.
“Sigurisht që këto ndeshje vendosen në 180 minuta. Ne pretendojmë të kalojmë tutje, por trajneri nuk thotë para 180 minutave se kush do të kalojë. Sot nuk ishim në ditën më të mirë sa i përket lojës, por kemi bërë hap të mirë. Megjithatë kemi luajtur në transfertë dhe Shkupi është më i përshtatur me këtë fushë. Shpresojmë të vazhdojmë me këmbë në tokë në 90 minutat në fushën tonë në Prishtinë”, ka theksuar Daja, ndër të tjera.
Ai ka pranuar se Ballkani po ka telashe me lojën në ajër, për thotë se kjo po ndodhë për shkak të mungesave. Daja vlerëson se Ballkani ka bërë “merkaton” më të mirë në Kosovë, pasi ka mbajtur grupin fitues.
Ai pret transferime tjera, ndër të tjera të një lojtari që do të ndihmonte në lojën në ajër.