Trajneri i Ballkanit, Ilir Daja ka thënë se lojtarët e tij nuk e kishin motivin e madh në ndeshjen ndaj Malishevës të cilën e humbën me rezultat 2-3. Ai ka thënë se këto janë gjëra që ndodhin.
Daja ka potencuar se skuadra e tij nuk guxon ta ulë ritmin pasi pas dy muajve i presin garat europiane.
“Me shpalljen kampion u pa që motivimi i lojtarëve dhe roli i tyre në fushë në këtë ndeshje nuk ishte i duhuri. Janë gjëra që ndodhin, por personalisht do të preferoja që ndeshjet që i kemi deri në fund, ti vlerësojmë në maksimum. Deri te fillimi i garave evropiane i kemi edhe dy muaj dhe nuk duhet ta ulim ritmin nëse duam të bëjmë diçka”, është shprehur Daja.
“Malisheva e bëri punën e vet dhe e përgëzoj. Sot, ne ishim më shumë se festë se në fushë”.