Ish-kryetarja e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), Valdete Daka, i ka dërguar kërkesë Avokatit të Popullit për ta shqyrtuar shkarkimin nga presidentja Vjosa Osmnai.
Daka beson që pasë gjashtë muajve kjo çështje do të procedohet në Gjykatën Kushtetuese.
“Ashtu siç e kam paralajmërua e kam dorëzuar ankesën time, shpresoj që në kuadër të kompetencave do ta shfrytëzojë të drejtën e tij. Avokati i Popullit është institucion i pavarur dhe në momentit kur i kërkohet që ta dërgoj këtë kërkesë”.
“Unë konsideroj që pas këtyre raporteve që kanë dal nga BE-ja edhe Avokati i Popullit ka bazë ligjore që kërkesën time ta shqyrtojë në Gjykatën Kushtetuese”.
Ajo tha se deri tani ka pritur se kjo çështje do të ngritët nga deputetët e Kuvendit.
“Kam prit, pasi kam konsiderua që deputetët do t’i mbledhin nënshkrimet dhe do ta kërkojnë vlerësimin e kushtueshmërisë, por deputetët nuk kanë pasë shumë gatishmëri. Por edhe për shkak të zgjedhjeve nuk kam dashur që askush të mos e përdor për çështje politike.
“Nuk jam ankuar në gjykata tjera pasi konsideroj që nuk ka mundësi që të vlerësohet vendimi i presidentit, kjo mund të bëhet nga Gjykata Kushtetuese”.
“Është për të ardhur keq që një juriste dhe e para e shteti të thotë që unë kam ndërhy në vendimet në PZAP-së, në qoftë se presidentja ka dijeni për ndonjë ndërhyrje të pa ligjshme është dashur të bëjë kallëzim penal, e jo të më shkarkoj”.
Misioni i Bashkimit Evropian prezantoi ditë më parë një raport fillestar mbi procesin zgjedhor të 17 tetorit, ku thuhet se ekziston një dispozitë ligjore e paqartë lidhur me vendimin e presidentes Osmani, për shkarkimin e Dakës.