Mustafa pas kritikave të Osmanit: S’po bënë asgjë, përveç që po i noterizon vendimet e Kurtit

Mustafa pas kritikave të Osmanit: S’po bënë asgjë, përveç që po i noterizon vendimet e Kurtit

Ish kreu i LDK-së, Isa Mustafa iu është kundërpërgjigjur kritikave të ish bashkpartiakes së tij, presidentes së vendit, Vjosa Osmani, shkruan Gazeta “Enigma”.

“Mollë sherri” mes Mustafës e Osmanit u bë Asociacioni i Komunave Serbe. Kur foli për Asociacionin e Komunave serbe, Osmani ka theksuar se Kosovën dhe raportet me miqtë ndërkombëtar i rrezikuan shumë ata që e nënshkruan marrëveshjen.

Në një prononcim për Gazetën “Enigma”, Mustafa deklaroi se akuzat e Osmanit për AKS janë të pa baza.  

“Në këtë rast, Vjosa po gjykon vet, sepse Gjykata Kushtetuese nuk e ka thënë këtë që e thotë ajo. Gjykata ka konstatuar se…Parimet e përgjithshme nuk janë tërësisht në përputhshmëri me frymën e Kushtetutës, por nuk ka thënë se janë kundërkushtetuese”, potencoi ai.

Ai po ashtu s’hezitoi ta quan Osmanin vegël të Albin Kurtit. “Vjosa po zhvillon fushatë dhe s’po punon asgjë, përveç se po ia noterizon vendimet e Albinit”, theksoi Mustafa.


Presidentja, Vjosa Osmani, të martën drejtoi akuza të rënda kundrejt ish kryetarit të partisë së cilës i përkiste, Isa Mustafës,

Ajo tha se marrëveshja e nënshkruar nga Kryeministri Thaçi më 2013, dhe pastaj më 2015 Isa Mustafa e nënshkroi marrëveshjen, e cila prashihte asociacion me kompetenca ekzekutive.

“A e ka ditur Isa Mustafa se po e nënshkruan një dokument që është ndesh me Kushtetutën, dhe kësisoj ka theksuar hajt se ndodhta Gjykata Kushtetuese e rrëzon”, tha ajo.

Ndërkaq kujtojmë se tash e disa ditë përfaqësues të Listës Serbe kanë kushtëzuar Qeverinë e Kosovës, se nëse nuk e formojnë Asoaciacionin, ata do të largohen nga institucionet kosovare /Gazeta Enigma.

Related Articles