47 sekonda pretendohet të jetë koha prej kur i mituri R. B., kishte hyrë brenda objektit banesor ku jetonte rreshteri policor Muhamed Lika, e dyshohet se e kishte kryer vrasjen dhe më pas kishte dalë me vrap nga objekti më 1 prill 2025, pak para mesnate.
Me vetura të ndaluara e me përcjellje të vazhdueshme, deri në momentin e vrasjes ishte vëzhguar rreshteri Muhamed Lika nga grupi i përbërë nga një i mitur R. B., dhe gjashtë tëdyshuarit tjerë, Haki Bela, Rilind Murati, Vatan Çaka, Edmond Lika, Shkëlqim Kuka dhe Diamand Gashi.
KALLXO.com ka siguruar kërkesën për masën e paraburgimit ndaj të miturit në të cilën përshkruhen detajet e vrasjes së rreshterit policor Muhamet Lika.