Dalin në shitje biletat për ndeshjen e madhe Shqipëri – Çeki

Dalin në shitje biletat për ndeshjen e madhe Shqipëri – Çeki

Federata Shqiptare e Futbollit (FSHF), ka njoftuar të premten mbrëma se ka nxjerrë në shitje biletat për ndeshjen e rëndësishme që Shqipëria e luan kundër Çekisë në kuadër të kualifikimeve për “Euro 2024”.

FSHF-ja ka njoftuar se biletat mund të blihen online, ndërsa kërkesat për ta përcjell këtë ndeshje pritet të jenë të shumta për shkak të interesimit të jashtëzakonshëm.

Dueli mes Shqipërisë dhe Çekisë, zhvillohet më 12 tetor në stadiumin “Air Albania” në Tiranë dhe i takon Grupit E kualifikues.

Shqipëria i prinë këtij grupi dhe deri në fund të ciklit eliminator i ka edhe tri ndeshje.

Megjithatë, më e rëndësishmja vlerësohet me Çekinë, e cila ka një ndeshje më pak të luajtur se Shqipëria.

Kuqezinjtë kanë tubuar 10 pikë pas pesë ndeshjeve, dy më shumë se Çekia. Pas duelit me Çekinë, Shqipëria dy ndeshjet e fundit eliminatore, do t’i luajë në muajin nëntor – me Moldavinë dhe Ishujt Faroe.

Related Articles