Federata e Futbollit e Kosovës ka njoftuar se kanë dalë në shitje biletat për ndeshjen shumë të pritur mes Kosovës dhe Zvicrës, që do të zhvillohet më 18 nëntor 2025, me fillim nga ora 20:45, në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë.
Tifozët mund t’i blejnë biletat online, në linkun zyrtar të shitjes:
https://eu.ebileta.al/biglietteria/listaEventiPub.do
Çmimet e biletave janë si më poshtë:
Tribuna Veri dhe Jug: 10 €
Tribuna Lindje: 20 €
Tribuna Perëndim: 30 €
VIP: 100 €
