Dalin në shitje biletat për përballjen e Kosovës me Irlandën e Veriut në Belfast

Dalin në shitje biletat për përballjen e Kosovës me Irlandën e Veriut në Belfast

Irlanda e Veriut i ka nxjerr në shitje biletat për ndeshjen që e luan si vendëse përballë Kosovës, në Belfast në Stadiumin Kombëtar të Futbollit në Windsor Park, të shtunën më 24 shtator.

Biletat dolën në shitje të përgjithshme, nga mëngjesi i së mërkurës, 3 gusht.

Biletat janë me çmim nga 40 funta për të rriturit, nga 16 për fëmijët.

Ndeshja e Ligës së Kombeve të UEFA-s do të fillojë në orën 17:00.

Në ndeshjen e parë më 9 qershor në Prishtinë, Kosova e mposhti Irlandën me rezultat 3:2.

Të dy kombëtaret janë pjesë e Grupit 2, të Ligës C të Ligës së Kombeve.

Related Articles