Dalin pamjet nga koreografia fantastike e “Skifterave” nga derbi i Gjilanit

Dalin pamjet nga koreografia fantastike e “Skifterave” nga derbi i Gjilanit

Në vikendin që lëmë pas është zhvilluar njëri ndër derbi më të mëdhenj në Kosovë, ai ndërmjet Gjilanit dhe Dritës, shkruan Gazeta “Enigma”.

Pavarësisht se të pranishëm ishin vetëm njëri nga grupimet e tifozëve për shkak të kushteve që nuk i plotëson stadiumi ndihmës në Gjilan.

Megjithatë, për spektakël u përkujdesën “Skifterat”, tifozët e Gjilanit, të cilët me një koreografi fantastike para ndeshjes paralajmëruan për derbi të zjarrtë.

Me hartën e Shqipërisë së Madhe dhe vargjet e këngës “Ushtar Kavaja” së Ilir Shaqirit dhuruan atmosferë impozante.

“Ne vet do t’ia qepim, vete harten atdheut” ishin vargjet e këngës të cilët u punuan nga “Skifterat” e Gjilanit.

Ndryshe ndeshjen derbi të xhiros në Superligën e Kosovës në futboll e fitoi Gjilani me rezultat minimal 1-0. /Gazeta Enigma/

Ndiqeni videon:

Related Articles