Sipas rezultateve preliminare të dala nga komisioni zgjedhor i Serbisë, 15 mijë e 851 serbë me të drejtë vote nga Kosova kanë votuar për presidentin aktual të Serbisë, Aleksander Vucic, derisa për listën parlamentare të SNS-së kanë votuar gjithsejtë 12 mijë e 651 votues, shkruan Danas.
Dalja totale e serbëve nga Kosova me të drejtë vote për zgjedhjet parlamentare dhe presidenciale në Serbi ka qenë 21 %.
Kandidati për president nga koalicioni “NADA”, Milosv Jovanovic ka marrë vetëm 5.5 % të votave.
Për zgjedhjet parlamentare ndërkohë, lista e “SPS” është renditur në vendin e dytë me 16.1 %, derisa koalicioni “NADA” ka marrë 5.4 % dhe në fund “Koalicioni për fitoren e Serbisë” ka marrë 3.13%.
Gjithsejtë serbë nga Kosova me të drejtë vote në Serbi janë 93 mijë e 527.
Serbia para mbajtjes së zgjedhjeve kishte kërkuar që organizimi i tyre të lejohej edhe brenda territorit të Republikës së Kosovës. Për një gjë të tillë kishin negociuar edhe ndërkombëtarët, por pa sukses.
Pas refuzimit të Kosovës, serbët me të drejtë vote kanë udhëtuar të organizuar drejt Serbisë për të votuar./Gazeta Enigma/