Dallku: Ishim të barabartë me Gjilanin, por gjyqtari ishte i padrejtë

Dallku: Ishim të barabartë me Gjilanin, por gjyqtari ishte i padrejtë

Futbolli kosovar u rikthye sot në aksion, ku u zhvilluan katër ndeshje në kuadër të 1/8 së finales në Kupën e Kosovës.

Gjilani ka shënuar fitore 2-1 ndaj Dukagjinit, me një ndeshje e cila ishte e tensionuar, shkruan Gazeta Enigma.

Golat për “kuqebardhët” i realizuan Gerhard Progni dhe në fund të ndeshjes Elton Cale. Kurse, për skuadrën e Dukagjinit realizoi në portën e gabuar Arbër Prekazi.

Pas ndeshjes kryetrajneri i Dukagjinit, Armend Dallku tha se ekipi i tij luajti mirë e për golat e pranuar tha se ata u morën me fajin e lojtarëve në mbrojtje. Për ekipin e tij tha se krijoi shumë raste, se ishte i barabartë në lojë me Gjilanin, por se gjyqtarët në këtë ndeshje ishin të padrejtë. Tekniku i Dukagjinit pati vërejtje sidomos te dhënia e disa faulleve për Gjilanin e që sipas tij nuk ekzistonin, derisa largimin me të kuq të Nikoliqit e quajti absurd në vete edhe atë për një fjalë që në Evropë përdoret kudo.

/GAZETA ENIGMA/

Related Articles