Lajmet që vijnë nga Spanja për rastin e Dani Alves janë edhe një herë të këqija.
Gjyqtari që e hetonte procedoi penalisht futbollistin 40-vjeçar, i cili ndodhet në burgun Brians 2 në Barcelonë që prej 20 janarit.
Dhe kjo ndodhi pasi gjykata hetimore “15” e Barcelonës e mbylli çështjen, duke konsideruar se ka prova të mjaftueshme në duar, të cilat vërtetojnë se atë natë Dani Alves ka sulmuar seksualisht vajzën 23-vjeçare.
Në fakt, marrja në pyetje e tij, e detyrueshme pas prokurorisë, do të bëhet të mërkurën e ardhshme (2/8).
Në rast se do të konfirmohen indikacionet e gjykatës, dënimi i brazilianit do të jetë mjaft i gjatë dhe mund të arrijë deri në dhjetë vjet burg.