Ekspedita e ekipit kombëtar të Kosovës ka arritur në Bazel para përballjes së tyre me Zvicrën në kuadër të kualifikuesve për Kupën e Botës 2026.
Dardanët do të ndeshen të premten me Helvetikët në takimin e parë kualifikues për Kampionatin Botëror 2026.
Pas disa ditësh stërvitje, ekspedita e Kosovës është nisur paraditen e sotme (e enjte) drejt Bazelit me motiv të lartë para ndeshjes së parë.
Pas disa orësh, ekspedita e Kosovës ka arritur në qytetin helvetikë, ku do të vendosen në hotel.
“Dardanët arrijnë në Bazel me misionin që ciklin kualifikues ta nisin me fitore”, shkruhet në faqen zyrtare të FFK-së.
Ndeshja është planifikuar të fillojë nga ora 20:25 dhe zhvillohet në stadiumin “St. Jakob-Park”.