Përfaqësuesja e Kosovës do të luajë ndaj Spanjës në kuadër të ndeshjeve kualifikuese për Kupën e Botës “Katari 2022”.
Disa orë para fillimit të këtij takimi, tifogrupi “Dardanët” kanë shkruar se duhet të japim më të mirën për këtë takim, në mënyrë që lojtarëve t’u përcillet përkrahja maksimale.
“Respekti i vetëm ndaj këtij kundërshtari që mund ta bëjmë është që ne të këndojmë, fishkëllojmë e mos të ndalemi duke e përkrahur kombëtaren tonë, ndërkaq lojtarët të mos kaliten apo dorëzohen për asnjë çast në fushë, ndaj një kombëtareje pjesë e një federate të një shteti aspak miqësor”, shkruan “Dardanët” në llogarinë zyrtare në Facebook.
Ndeshja e Kosovës e zhvilluar në Spanjë ishte përcjellur me shumë polemika dhe pjesë politike, të cilat e zbehen disa herë takimin.
Në fund, Dardanët kanë shkruar se kombëtarja e vetme që sytë e tyre shohin në fushë dhe që e mbështesin atë, është ajo kosovare.