Pas fitores së madhe të arritur ndaj Sllovenisë, lojtarët e Kombëtares së Kosovës me plot energji pozitive janë kthyer në stërvitje, për t’i vazhduar përgatitjet për ndeshjen ndaj Zvicrës, me të cilën do të përballet në “Fadil Vokrri” të martën e 18 nëntorit, me fillim nga ora 20:45.
“Forca Kosovë, të bashkuar drejt Botërorit!”, shkruan në postimin e FFK-së.
Skuadra e udhëhequr nga Franco Foda, pas triumfit ndaj sllovenëve ka arritur të prekë playoff-in për kualifikim në Kampionatin Evropian.
Aktualisht, Kosova është e dyta në grupin K me 10 pikë, tri më pak se Zvicra e cila e kryeson këtë grup.
“Dardanët” mbrëmë shpresuan për një hap të gabuar të “helvetikëve” ndaj Suedisë e kjo në fillim dukej se po ndodhte pasi që suedezët në pjesën e parë arritën ta barazojnë rezultatin në 1:1.
Por, në pjesën e dytë ‘ushtria’ e ‘komanduar’ nga Granit Xhaka, triumfoi bindshëm me rezultat 1:4, e ky vet e realizoi golin e dytë nga pika e bardhë.
Edhe nëse arrijnë të fitojë të martën, Kosovës i nevojitet që kjo fitore të bëhet me rezultat të thellë 6:0, që praktikisht duket e pamundur përballë një kombëtare si Zvicra.
Kështu, Dardanët duhet t’i zhvillojnë dy ndeshje të playoff-it në muajin mars, dhe nga aty mbetet të shihet nëse për të parë Kosova do të jetë në mesin e kombëtareve pjesëmarrëse të Botërorit.
