Kosova U17 ka pësuar humbje në ndeshjen e parë në “Elite Round” për kualifikimet e Kampionatit Evropian për U17.
Dardanët e rinj u ndeshën me Ukrainën nga e cila pësuan humbje me rezultat 0:2.
Pjesa e parë u mbyll me rezultat të barabartë, derisa djelmoshat e trajnerit Arsim Abazi disa herë u treguan të rrezikshëm, por ja që në pjesën e dytë pësuan një dy gola të cilat edhe e vendosën ndeshjen.
Të kujtojmë se në Grup me Kosovën përveç Ukrainës janë edhe Italia e Polonia.