Sot përfundon ultimatumi i SBASHK-ut për Qeverinë, a do të ketë grevë?

Sot përfundon ultimatumi i SBASHK-ut për Qeverinë, a do të ketë grevë?


Dita e sotme, është dita e fundit e afatit të përcaktuar nga Sindikata e Bashkuar e Arsimit, Shkencës dhe Kulturës e Republikës së Kosovës (SBASHK), për Qeverinë e Kosovës, për ti plotësuar kërkesat e tyre, shkruan Gazeta “Enigma”.


Në të kundërtën ata kanë paralajmëruar grevë masive të të gjitha sindikatave.

Një gjë të tillë e bëri të ditur për Gazeta “Enigma”, kryetari i SBASHK-ut, Rrahman Jasharaj.

”Vendimi i kongresit ka qenë që deri më 20 prill është data kur priten bisedat, takimet dhe pas kësaj date, nëse asgjë nuk ka, asnjë lëvizje, atëherë thirret edhe Këshilli Drejtues dhe e definon qartë si do të duket greva, do të thotë që ne e kemi opsion të hapur, por po presim dhe pastaj shohim a ka ndonjë lëvizje”, ka thënë ai.

Sipas tij, pas 20 prillit, nëse nuk ka ndonjë zhvillim lidhur me bisedimet, do të ftohet Këshilli Drejtues për të diskutuar hapat e mëtejmë për të definuar tutje me hapat e grevës apo jo.

Ndërkohë, gjatë ditës së sotme Bashkimi i Sindikatave të Pavarura të Kosovës, është mbledhur për të diskutuar në lidhje me veprimet e sindikale në varësi prej sinjaleve të marra nga Qeveria.

Nga ky takim është marrë vendim që deri më 27 prill, të ketë edhe një mbledhje tjetër mes sindikatave.

Deri atëherë thuhet të mos ketë veprime sindikale, meqë sipas tyre, qeveria u ka dhënë sinjale pozitive për dialog rreth kërkesave që kanë.

Në anën tjetër Qeveria e Kosovës, për Gazetën nuk ka dhënë sqarime se cfarë zgjidhje do të ofrojnë për këtë sektor.

Çka konkretisht po kërkon SBASHK-u?

Sindikata e Bashkuar e Arsimit, Shkencës dhe Kulturës (SBASHK) po kërkojnë nga Qeveria rritjen e pagave për mësimdhënësit në kuadër të Ligjit për Paga. 

Nëse kërkesat e tyre nuk plotësohen muajin e kaluar ata kishin theksuar se që nga 20 prilli do të fillojnë me greva.

Rrahman Jashari kishte deklaruar se protesta do të jetë me një numër të vogël me qëllim që të shmangen problemet.

“Pse nuk po na japin nga 100 euro mbështetje, për shkak të ngritjes së vazhdueshme të çmimeve deri në ligjin e pagave dhe pse nuk jemi të përfshirë në mënyrë aktive dhe të barabartë me Qeverinë në ligjin e pagave. Këtu dy mungesa që po i bënë Qeveria, kam frikë se në prill përveç protestës së 8 prillit edhe greva në tërë sistemin arsimor”, kishte thënë ai. / Gazeta Enigma.


Related Articles