“Dardanët” U17 pësojnë humbje nga bashkëmoshatarët e tyre nga Ukraina

“Dardanët” U17 pësojnë humbje nga bashkëmoshatarët e tyre nga Ukraina

Kosova U17 ka pësuar humbje në ndeshjen e parë në “Elite Round” për kualifikimet e Kampionatit Evropian për U17.

Dardanët e rinj u ndeshën me Ukrainën nga e cila pësuan humbje me rezultat 0:2.

Pjesa e parë u mbyll me rezultat të barabartë, derisa djelmoshat e trajnerit Arsim Abazi disa herë u treguan të rrezikshëm, por ja që në pjesën e dytë pësuan një dy gola të cilat edhe  e vendosën ndeshjen.

Të kujtojmë se në Grup me Kosovën përveç Ukrainës janë edhe Italia e  Polonia.

Related Articles