DASH konfirmon që afati 30 ditor ka përfunduar, Kosova mund t’i vazhdojë procedurat për t’i blerë “Javelinët”

DASH konfirmon që afati 30 ditor ka përfunduar, Kosova mund t’i vazhdojë procedurat për t’i blerë “Javelinët”

Në një përgjigje ekskluzive nga Departamenti Amerikan i Shtetit për Gazetën Express kanë konfirmuar se tashmë ka përfunduar periudha prej 30 ditësh e njoftimit të Kongresit Amerikan rreth kërkesës së Kosovës për të blerë sistemin anti-tank “Javelin”.

Një zëdhënës i DASH për Gazetën Express ka thënë se tashmë çështja i takon Kosovës që të vendos lidhur me planet e tyre të ardhshme sa i përket blerjes së Javelin nga SHBA.

DASH e kishte njoftuar Kongresin më 11 janar lidhur me kërkesën e Kosovës për blerjen e Javelin.

Ka qenë ambasadori amerikan në Beograd, Christiopher Hill, i cili i ka treguar presidentit serb Aleksander Vuciq për kërkesën e Kosovës për blerjen e Javelin.

Related Articles