Dhomat e Specializuara në rastin ndaj Haxhi Shalës, Sabit Januzit dhe Ismet Bahtijarit kanë caktuar data të reja të procesit gjyqësor.
Paneli ka caktuar datat 9 dhjetor deri më 12 dhjetor 2024 dhe 16 dhjetor deri më 20 dhjetor 2024 si datat për seancat e para të dëshmive, përveçse në rast të ndonjë vendimi tjetër.
Gjithashtu paneli ka vendosur të organizojë një seancë shtesë (e katërta) nga ora 16:30 deri në 18:00 për dëshmitë e javës nga 9 dhjetor deri më 12 dhjetor 2024.
Kujtojmë që seancat gjyqësore ndaj treshes, ishin planifikuar për 14 dhe 15 nëntor, megjithatë Specialja njoftoi se me kërkesë të palëve, ato u shtyen.