Kandidati për kryetar të komunës së Prishtinës nga radhët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Daut Haradinaj, ka dal për të parë e për të uruar nga afër bustin e ish kampionit të futbollit, Fadil Vokrri të vendosur afër stadiumit të kryeqytetit, raporton Gazeta Enigma.
Haradinaj ka thënë se ikona e futbollit Fadil Vokrri do të jetë stimulim për brezat që do vijnë, në fushë e jashtë saj, duke theksuar se ai ka bërë të pamundurën në mbrojtjen dhe avancimin e Kosovës në organizatat botërore të futbollit. “Sot, i bronztë po e shkëlqen stadiumin e kryeqytetit”, ka shkruar Haradinaj në rrjetin social Facebook.
Postimi i plotë:
Ikona e futbollit Fadil Vokrri do të jetë stimulim për brezat që vijnë, në fushë e jashtë saj. Ai bëri të pamundurën në mbrojtjen dhe avancimin e Kosovës në organizatat botërore të futbollit. Sot, i bronztë po e shkëlqen stadiumin e kryeqytetit./Gazeta Enigma/