Kandidati për kryetar të Prishtinës nga radhët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Daut Haradinaj ka prezantuar kandidaten e radhës për Asamble, Bukurie Canolli, raporton Gazeta Enigma.
Këtë e ka bërë të ditur vet Haradinaj përmes një njoftimi në llogarinë e tij në Facebook.
“Sot kisha kënaqësinë ta takoj Bukurie Canollin, e cila është asambleiste e Aleancës në Asamblenë Komunale të Prishtinës në këtë mandat. Me profesion është Ekonomiste, si dhe në përfundim të studimeve Master, në fushën e menaxhmentit”, ka shkruar Haradinaj.