Dea i përgjigjet thirrjeve të Luizit në koncert: Je prova që njerëzit e këqij nuk ndalen kurrë

Dea i përgjigjet thirrjeve të Luizit në koncert: Je prova që njerëzit e këqij nuk ndalen kurrë

Kur menduam që “BBV” i kishte mbyllur “dramat” në ato javët e para pas mbarimit, në fakt “dramat” duket sikur sapo kanë nisur edhe njëherë, teksa fituesi, Luiz Ejlli, pasi nisi një “përplasje” me Ronaldo Sharkën disa ditë më parë për shkak të disa deklarateve të këtij të fundit, tashmë zgjodhi që të fliste edhe për Dea Mishel.

Kështu, në një koncert mbrëmjen e djeshme në Shkodër, këngëtari i “rikujtoi” fansave të tij se Dea kishte thënë gjatë reality show se ky qyteti “ishte provincë” dhe përdori shprehjen që e ka përdorur edhe më parë për Dean “ajo vajza që i hipte dhe i zbriste cunave” në shtëpi.

Po ashtu, pas këtij “fjalimi” të Luizit, u luajt edhe kënga “Moj lulija jonë”, një këngë që nuk kemi nevojë t’jua themi cfarë teskti apo përmbajtje ka, ndaj atyre që i dedikohet. 

Kaq ka mjaftuar që në rrjet kjo të konsiderohet si “sulm’, ofendim e shumë gjëra të tjera të Luizit ndaj Deas, e kështu duket se është marrë edhe nga kjo e fundit, e cila ka ndërprerë sot festimet e datëlindjes së nënës, për t’i kthyer një përgjigje ish-rivalit, pasi “mori vesh që e kishte sharë nga familja”. 

Në një seri shkrimesh në Instagram-in e saj, Dea e quan këtë një “turp” nga një burrë 40-vjecar, i cili vazhdon të luftojë me mullinjtë me emër për një lojë, për shkak se është i pangopur me vëmendje.

Po ashtu ajo ka mohuar ta ketë quajtur Shkodrën provincë, por Luizin me “mentalitet provincial”, që ja ka konfirmuar sipas saj edhe me këtë gjë tani, që është ashtu vërtetë. 

Po ashtu ajo ka komentuar shprehjen e ripërsëritur që Luizi ka bërë për të, duke i kujtuar se ajo një partner ka pasur gjithë jetën, ndërsa është ai që ka rënë në dashuri me një vajzë që ka pasur disa partnerë publike, prandaj paragjykimin duhet ta nisë nga vetja.

Po ashtu ajo thotë se pendohet që nuk e ka denoncuar atëherë kur e kërcënoi për një nominim, ndërsa i thotë të mos ja përmendë më familjen dhe e quan si “prova që njerëzit e këqinj nuk ndalen kurrë.”

Dea i përgjigjet thirrjeve të Luizit në koncert: "Je prova

Related Articles