Debat i fortë për kontratat njëburimore, VV lëshon seancën

Debat i fortë për kontratat njëburimore, VV lëshon seancën

Në seancën e sotme të jashtëzakonshme të thirrur nga opozita, pati debat të fortë.

Për këtë, Vetëvendosje lëshoi sallën pasi siç tha shefja e grupit parlamentar e Vetëvendosjes, Mimoza Kusari Lila, nuk janë aty për t’u ofenduar.

“Sikur kjo seancë të kishte ndonjë kuptim tashmë e humbi krejt sepse prej fillimit kur edhe e kanë vendos kërkesën, fyerjet e ofendimet prej foltorës nga deputetja që e ka nënshkruar, na shau hajna, shpifësa, të korruptuar. Nëse jemi të gjithë si ato të mësipërme siç tha deputetja, ky institucion nuk është vendi, e dinë ku e kanë vendin t’i dërgojnë faktet për hajni. Nëse nuk doni të ballafaqoheni me fakte, na cili po shahet më shumë këtu, nuk jemi. E lëshojmë këtë seancë dhe nuk kemi asnjë arsye të vazhdojmë”, tha ajo.

Related Articles