Debutimi i jashtëzakonshëm i Ochoas, 37-vjeçari bëri nëntë pritje në humbjen nga Milani

Debutimi i jashtëzakonshëm i Ochoas, 37-vjeçari bëri nëntë pritje në humbjen nga Milani

Heroi i Meksikës, Guillermo Ochoa, më 23 dhjetor nënshkroi kontratë me klubin italian, Salernitana, duke shënuar kështu rikthimin e tij në Evropë.

Në moshën 37 vjeçare, portieri arriti marrëveshje deri në qershor të këtij viti, me opsionin për ta vazhduar edhe për një vit tjetër.
Debutimi i tij në Serie A erdhi pikërisht në ndeshjen e sotme (e mërkurë) kundër Milanit, të cilën skuadra e tij e humbi me rezultat 2-1.

Mirëpo, rezultati do të ishte shumë më i thellë po të mos ishin heroizmat e tij me intervenimet e mrekullueshme në Stadio Arechi.

Legjendari meksikan, i cili njihet me nofkën Memo, bërë plot nëntë pritje të drejtpërdrejta në sfidën ndaj Rossonerëve.

Ndryshe, në të kaluarën, në Evropë, Ocho ka mbrojtur ngjyrat e klubeve, si Ajaccio, Malaga, Granada e Standard Liege. /

Related Articles